Skip to content
Kryesore

Mesha për Kryepiskopin Janullatos, ja akset që bllokohen në Tiranë

· 1 min lexim

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa të plota për mbarëvajtjen e homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të zhvillohen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Për këtë qëllim, nga ora 15:00 e datës 28 janar deri në orën 14:00 të datës 30 janar 2025, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve përveç atyre të emergjencës dhe Policisë së Shtetit në këto akse rrugore:

• Segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”: nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi do të bëhet përmes Rrugës së Barrikadave, bulevardit “Zogu i Parë,” Rrugës “Mine Peza,” dhe Rrugës së Kavajës.

• Rruga e Kavajës: nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova.”

• Rruga “Ded Gjo Luli”: bllokim i pjesshëm; devijimi do të bëhet përmes Rrugës së Selvisë.

• Rruga “Myslym Shyri”: daljet do të devijohen në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta.”