Skip to content
Të Gjitha

Merr flakë magazina në Shijak, zjarrfikëset në luftë me flakët

· 1 min lexim

Një magazinë në ‘4 rrugët e Shijakut’ është përfshirë nga flakët.

Brenda në magazinë kishte pajisje elektrike.

Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme të shumta materiale, shkruan ‘Balkanweb’.

Zjarrfikëset shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz nga zjarri.

Shkaqet e zjarrit ndërkohë nuk dihen ende.