Skip to content
Të Gjitha

Megaoperacioni në Itali/ Mbi 500 kg drogë të sekuestruara dhe 17 persona të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë

· 1 min lexim

17 persona kanë përfunduar  në pranga, si rezultat i një super operacioni policor në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se mes të arrestuarve ka dhe shqiptarë, ndërsa është sekuestruar një sasi e madhe droge rreth 500 kilogram.

Sasia e drogës trafikohej me anë të autobusëve të linjës së një shoqërie transporti me qendër në Milano dhe më pas transportohej nga Holanda e Belgjika.

Më pas kjo sasi mbërrinte në Milano duke u shpërndarë në rajonin e Lombardisë.

Droga fshihej në pjesë të ndryshme të autobusit të cilat modifikoheshin që të ishin të dallueshme nga Policia.

Koka i grupit dyshohet se ishte një shqiptar, i lidhur me mafien kalabreze.

Hetimet e antidrogës italiane kanë vërtetuar rreth 17 episode të trafikimit të drogës. Droga që hynte nga Holanda në Belgjikë mendohet se origjinë kishte Amerikën e Jugut.