“Më tha pse ke pirë”, detaje të reja nga krimi makabër në Durrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Durrës, pranë Pallatit të Sportit. Ruzhdi Tosuni vrau me metër metalik gruan e tij, Hajdie Tosuni.

Krimi ndodhi në dyqanin e metrazhe, ku ata ishin bashkëpronarë.

Pas vrasjes, autori ka lajmëruar policinë, ndërsa ka ulur edhe qepenin.

Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, ai është shprehur se gruaja ia kishte sjellë shpirtin në majë të hundës.

Më tej autori shton, se viktima i kishte kërkuar llogari pse ishte vonuar dhe pse kishte pirë.

Në fund ai ka shfaqur pendesë, duke thënë se nuk donte që ta vriste.

“Ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”. Më pas, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Hetimit të Krimit, Ruzhdiu ka deklaruar se konflikti ka nisur pasi bashkëshortja i kishte kërkuar llogari pse ishte vonuar dhe kishte pirë. Jam shumë i tronditur, mbaj mend që më tha pse u vonove, pse ke pirë. Kaq mbaj mend. Aty llaf pas llafi situata më doli jashtë kontrollit dhe e qëllova me metrin metalik, me cilin matim materialet që shesim. Nuk doja ta vrisja. Jam shumë i penduar dhe më vjen shumë keq”, mësohet të ketë thënë Ruzhdi Tosuni.

Shpërndaje
Share.

Komento