Më në fund pamë shtëpinë ku jeton Valbona Selimllari dhe është po aq klas sa ajo! (VIDEO)
Valbona Selimllari ka qenë gjithmonë shumë diskrete për jetën private dhe për të ndarë detaje nga përditshmëria e saj pas kamerave.
Por për herë të parë sot, ajo na fton në shtëpinë e saj dhe për këtë duhet të falënderojmë iniciativën “Takimi për një libër”.
![]()
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, publikon videon ku ish-Miss-i shqiptar shfaqet krah së bijës Vivien, duke i lexuar librin “Një shëtitje në trupin e njeriut”.
“Faleminderit Valbonë, që beson fort se çdo çast leximi me fëmijët është më shumë sesa një faqe libri, është një themel i fortë që i japim jetës së tyre! T’u lexojmë SOT, që të lexojnë vetë NESËR”, shkruan ministrja.
Nga videoja mund të kuptojmë se shtëpia e Selimllarit është e një stili klasik, me divanet dhe kolltukët me dizajnët e ndryshëm. Ndërsa nuk mungojnë as zbukurimet për festat e fundvitit, Pema e Vitit të Ri dhe një babagjysh lodër apo pikturat.
Burimi: Iconstyle.al