Skip to content
Të Gjitha

Mbyllja e fakulteteve/ Rama: “Kjo është fytyra e pengmarrësve”

· 1 min lexim

Pas nisjes së protestës së studentëve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale Twitter e Instagram.

Rama thotë se mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore.

Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët”- ka shkruar Rama.