Skip to content
Bota

Maskë me bateri që vret koronavirusin në ajër, ja kush po e bën gati…

· 2 min lexim

Pandemia e Covid-19 po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe numri i të infektuarve dhe viktimave sa vjen e rritet.

Mjekët dhe studiuesit kanë dalë në përfundimin se një ndër mënyrat më efektive për të mbajtur sa më larg virusin është mbajtja e maskës.  E që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë parë mënyra të ndryshme maskash, por ajo që disa inxhinierë amerikanë nga Instituti Teknologjik i Massachusetts në SHBA kanë  në plan të bëjnë një maskë të e cila jo vetëm do mbajë larg virusin por do e vrasë në ajër.

Plani është që studiuesit  të ndërtojnë një maskë fytyre që ka një rrjetë bakri të ngrohur. Rrjeta do të ndihmonte në ngadalësimin e grimcave virale nga hyrja në sistemin e përdoruesit, si dhe ngrohjen e mjaftueshme për të vrarë virusin.Maska do të funksionojë me bateri e cila do të shërbejë për të nxehur rrjetën e bakrit deri në 90 gradë celsius.

Kërkuesit shkencorë kanë bërë kërkesën për marrjen e patentës për këtë maskë dhe kanë nisur krijimin e prototipëve mbi të cilët do të kryejnë testimet e duhura.

“Është një maskë krejtësisht e re, që nuk ka për qëllim që të bllokojë virusin, por ta lërë që të hyjë dhe pastaj ta vrasë”, shprehet inxhinieri kimik Michael Strano.

Nëse do të hidhet në treg e komercializohet një maskë e tillë do të kushtojë më shtrenjtë se maskat e tekstilit, kirurgjikale apo N95.

SHBA, gati maska me bateri që vret në ajër koronavirusinSHBA, gati maska me bateri që vret në ajër koronavirusinSHBA, gati maska me bateri që vret në ajër koronavirusin