Masat ndaj COVID-19, Rama ndalon qiratë për bizneset e vogla dhe familjarët që kanë humbur punën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook, se qiratë për bizneset e vogla do të ndalohen.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me familjarët, që e kanë të ndaluar punën për shkak të masave të marra nga koronavirusi.

Shefi i qeverisë shton, se nëse qiramarrësi kërkon qiranë, do të gjobitet sa pesëfishi i saj.

Për çdo rast presioni, qytetarët mund të denoncojnë në faqen online te Tatimeve.

Ndërsa punëtorët në të zezë, bëhen përfitues vetëm në rast se denoncojnë punëdhënësin.

Njoftimi i Ramës:

🔴 ME AKTIN NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA DO TË NDALOHEN PAGESAT E QERAVE NGA ANA E BIZNESEVE TË VOGLA DHE FAMILJARËVE TË REGJISTRUAR NË PUNË, QË KANË NDALUAR PUNËN PËR SHKAK TË LUFTËS!

KUSH KA HUMBUR PUNËN NË TË ZEZË DHE KA KËTË HALL, MUND TË PËRFITOJË NGA KJO MASË VETËM DUKE DENONCUAR PUNËDHËNËSIN!

🔴 DERI NË ZMBRAPSJEN E ARMIKUT, QERADHËNËSIT DO TË NDALOHEN T’U KËRKOJNË PAGESËN MUJORE KËTYRE SUBJEKTEVE OSE DO TË PENALIZOHEN ME GJOBË SA PESËFISHI I VLERËS SË QERASË PËRKATËSE!

🔴 PËR ÇDO RAST PRESIONI NGA QERADHËNËSIT, SUBJEKTET QERAMARRËS TË DY KATEGORIVE TË MËSIPËRME, TË DREJTOHEN NË FAQEN ONLINE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE!

*kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet.

Ndërkohë që prej ditës së djeshme ka filluar aplikimi për bizneset, të cilat përfitojnë nga ndihma ekonomike.

Ndihma për bizneset/ Nga 1 prilli nisin aplikimet, ja kategoritë që përfitojnë 26 mijë lekë në muaj

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se paketa e ndihmës ekonomike do të zgjerohet gjatë muajit prill.

Shpërndaje
Share.

Komento