Fitoi betejën me COVID-19, flet 66-vjeçari nga Fieri: Më duket sikur kam lindur për së dyti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i personave që kanë fituar betejën me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 76.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit janë shëruar 9 pacientë.

Njëri prej tyre, Kastrioti nga Fieri, 66 vjeç, ka ndarë emocionet dhe ka falenderuar stafin e spitalit Infektiv.

Në një video të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Kastrioti shprehet se ka lindur për herë të dytë.

 “Më duket sikur kam lindur për së dyti. Kam ardhur në gjendje shumë të rënduar këtu. Falë doktoreshë Najadës, unë sot do të kthehem në shtëpinë time dhe tek fëmijët e mi. Faleminderit shumë edhe stafit të efektivit këtu”, shprehet pacienti i shëruar.

Me përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 277.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe viktima e 16-të, një 78-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte intubuar prej 3 ditësh.

Në spitalin Infektiv ndodhen 81 persona, 8 prej tyre në terapi intensive, ku 4 janë intubuar.

Shpërndaje
Share.

Komento