Skip to content
Të Gjitha

Masakroi me grushte dhe shqelma gjyqtarin, merret vendimi për basketbollistin e Tiranës

· 1 min lexim

Basketbollisti i Tiranës, Bruno Deliu është përjashtuar përjetë nga ky sport.

Deliu ushtroi dhunë ndaj gjyqtarit të takimit, në ndeshjen e së shtunës në Durrës ndaj Teutës.

Ngjarja u regjistrua në periodën e katërt të takimit.

Deliu nuk qe dakord me një vendim të gjyqtarit Jurgen Muho.

Basketbollisti masakroi me grushte dhe shqelma gjyqtarin, duke e rrëzuar në tokë të gjakosur.

U desh ndërhyrja e lojtarëve të Tuetës dhe Tiranës, për të qetësuar Deliun.

Ky i fundit u shoqërua më pas nga policia e Durrësit.

Përveç përjashtimit përjetë nga basketbolli, me ndryshimet e reja në kodin penal, Deliu do të ketë probleme edhe me drejtësinë.