Skip to content
Të Gjitha

Masakra në ish-Bllok: Gjykata merr vendimin për Fabio Alushin

· 1 min lexim

Pas dy muajsh në arrati, policia ka arrestuar Fabio Alushin, një nga personat e shpallur në kërkim për masakrën në zonën e ish-Bllokut me 4 tetor. Ai ka qënë i pranishëm në klubin “Monopol”, ku humbi jetën 28-vjeçari Fabian Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ditën e djeshme ai ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish- Bllokut.

Ndërsa sot Gjykata e Tiranës ka caktuar për Alushin masën e sigurisë “detyrim paraqitje” .

42 vjeçari dyshohet se ka qenë në shoqërinë e Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata, natën kur ndodhi krimi. Sipas njoftimit të Policisë, diten e arrestimit, Alushi akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në kërkim vazhdojnë të jenë edhe 3 persona të tjerë, Mevjol Bilo, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së Fabian Gaxhës, plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos, si dhe Ervin Mata e Eldi Dizdari.

(Panorama)