Skip to content
Të Gjitha

Marrëveshja 94 milion euroshe me BE-në, ja sa do të shkojnë për reformën në drejtësi

· 1 min lexim

Të premten u nënshkrua në Tiranë Marrëveshja e Financimit IPA, (Instrumenti i Parë i Anëtarësimit), mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, është shprehur se kjo marrëveshja pasqyron prioritetet e unionit ndaj Shqipërisë, shkruan “DW”.

Soreca tha se në thelb të kësaj marrëveshjeje qëndron reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa në programin e ri do të përfshihen edhe mbrojtja e mjedisit, si dhe administrimi i ujrave.

Për reformën në drejtësi, Shqipëria do të marrë 42 milion euro, e cila llogaritet sa 45% e shumës totale prej 94 milion eurosh, që përfshin marrëveshja.

Paratë do të përdoren gjithashtu për të përmirësuar kornizën institucionale, efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe masat anti korrupsion.

Ndërkohë 24.1 milion euro do të shkojnë për trajtimin e ujrave të zeza, përmirësimin e cilësisë së ujit dhe për një mjedis sa më të pastër, ndërsa përparësi do të ketë edhe turizmi e trashëgimia kulturore e Shqipërisë.

Marrëveshjet mes BE dhe Shqipërisë për fondet IPA nisën për herë të parë në vitin 2007.