Skip to content
Kryesore

Manovronte me motorr, humb jetën 31-vjeçari në Gramsh

· 1 min lexim

Një 31-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Gramsh.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 në fshatin Gribë, ku shtetasi Arjan Dakare, 31 vjeç, dyshohet se, teksa manovronte me motomjet në oborrin e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë nga gurët në oborr.

Dakre është gjetur nga familjarët i plagosur në gjendje të rëndë në oborrin e shtëpisë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar në spital, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.