Keni qenë gjithë javën duke e kritikuar rreth promos që ka bërë për intervistën me Edi Ramën, epo Ermal Mamaqi ka një përgjigje për të gjithë ata që e kanë sulmuar.
Në emisioni e sotëm në një monolog të shkurtët kur ka nisur emisionin, Ermali ka thënë se Ramën e ka ftuar si kryeministër dhe ka vendosur most a “rruaj fare… mjekrrën” dhe ka ardhur në emision me mjekërr. Më së shumti duket se Mamaqi ishte i indinjuar me kolegët e tij, të cilët e kanë sulmuar, por ky i fundit ka thënë se nuk pret të zgjidh hallet e popullit se ajo që i intereson është audienca sepse ka emisonin humori.
‘Sado qejf që keni të vetëkënaqeni me këto teoritë konspirative, une e ftova Ramën meqë është kryeministri. Ju vdisni për Ramën. Mos prisni që unë të zgjidh hallet e popullit apo të shpëtojë kryeministrin nga protestat. Mua më intereson audienca sepse unë kam emision humori.
-Vendosa mos ta rruaj fare…. mjekrën dhe erdha në emision me mjekër’, u shpreh ndër të tjera Ermal Mamaqi.