Shumë zhurmë për asgjë! Rama në emision me ‘blindin’ e shumëpërfolur, ja e vërteta e “Lincolnit”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Largimi i kryeministrit Rama nga mbledhja e Kyesisë së PS, që u zhvillua të martën, me një mjet tip “Lincoln” shkaktoi debate të shumta.

Shkak u bë kapja e Vladimir Gjutës me armë pranë selisë së PS, ndërkohë që zhvillohej mbledhja e Kryesisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi, i cili me anë të një statusi në Facebook shkroi se makina me targa TR 0370 T i përket vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës.

Bardhi akuzoi se makina është e paprekshme nga policia dhe pyeti se përse OFL nuk e ndalon për verifikim duke e akuzuar për shkelje ligji. (Lexo këtu)

Mbrëmjen e djeshme, akuzave të PD-së iu është përgjigjur zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi nuk janë pjesë e subjekteve që janë caktuar për t’u hetuar dhe sipas saj, jo çdo makinë e blinduar i përket një grupi kriminal. (Lexo këtu)

Së fundmi, Edi Rama ka qenë i ftuar në “Opinion” ku ka shkuar me makinën e shumëpërfolur.

Fevziu e pyeti Ramën se përse ka shkuar me blind në studio teksa ironizoi duke thënë nëse i trembej Ardit Gjebreas apo Aleksandër Frangajt.

Kurse Rama ftoi të pranishmit që të shkonin ta verifikonin nëse ishte “blind”, ndërsa gazetari Artan Hoxha tha se është vërtetuar që nuk është.

Pjesë nga biseda në studio.

Fevziu: Rama, mirë që atje e di që mund të kesh frikë se mos të bëjnë atentat…por këtu kush do të të bëjë atentat? Sandri apo Arditi?

Rama: Tani, këtu na prezantove me njerëz të fushës…njëri prej tyre të çohet dhe të shkojë ta vërtetojë.

Fevziu: Është makina e vëllait tuaj, ka deklaratë publike.

Rama: Po, po është e vëllait. E blinduar, eee.

Fevziu: Pse duhet të vish me makinë të vëllait ti? Ne paguajmë taksa që të lëvizësh me makinë të mirë?

Iljazi: Po si ta verifikojmë, të marrim armë se….

Rama: Të lutem ta shpjegoj unë atë….të lutem ço një nga këta profesionistët që të vërtetojnë gjithçka, nëse është blind.

Hoxha: Është bërë verifikim, nuk është blind

Rama: Mirë do ishte që t’i bënit këto verifkime para se të shpiknit e të komentoni. Makina nuk është e blinduar. Është e vitit 2009 kur unë kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla dhe ashtu sikundër makina që unë përdor si kryeministër nuk ka qenë kurrë e blinduar. Kanë dalë lajmë që kam blerë qindra mijëra euro, por në fakt kam çuar makinën e super përdorur në servis dhe kam marrë një tjetër me qira.

Shpërndaje
Share.

Komento