“Makina e blinduar që përdori kryeministri i përket Olsi Ramës, pse nuk reagon OFL?”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kapja e Vladimir Gjutës me armë pranë selisë së PS, ndërkohë që zhvillohej mbledhja e Kryesisë, bëri që kryeministri Rama të largohej me një mjet tip “Lincoln” të blinduar.

Lidhur me këtë veprim ka reaguar së fundmi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili ka publikuar një video të kryeministrit në Facebook.

Këtë video ai e shoqëron me një mbishkrim ku shkruan se makina me targa TR 0370 T i përket vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës, dhe si e tillë është e paprekshme nga policia.

Ai e krahason atë me “Audin” e famshëm të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, teksa pyet se përse OFL nuk e ndalon për verifikim duke e akuzuar për shkelje ligji.

Statusi i plotë:

Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!”

Shpërndaje
Share.

Komento