Skip to content
Të Gjitha

Makina i pret rrugën, skafandra i shpëton jetën motorristit

· 1 min lexim

Mos respektimi i rregullave të qarkullimit, për pak i mori jetën drejtuesit të motorrit në qytetin e Vlorës.

Gjithcka ndodhi në rrugën Transballkanike, ku skafandra rezultoi shpëtimtare për motorristin.

Makina BMW me targa AA708VC doli nga rruga dytësore në atë Transballkanike por nuk i dha përparësi motorit që udhëtonte me shpejtësi.

Për pasojë aksidenti ishte i pashmangshëm dhe si rezultat motorri pas goditjes shpërtheu në flakë.

Drejtuesi i motorit mori disa plagë të lehta në trup dhe mjekimit të parë iu nënshtrua në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe mundësuan  shuarjen e flakëve ndërsa policia e Vlorës shoqëroi drejtuesin e automjetit në komisariatin e Vlorës për sqarime të mëtejshmë mbi aksidentin.