Skip to content
Të Gjitha

Lushnjë/ Maskat “boshatisin” argjendarinë, vjedhin 100 milionë lekë

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës, një argjendari ka rënë pre e grabitjes.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, dhe dyshohet se në të kanë marrë pjesë 4 persona, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Siç raportohet, 4 të dyshuarit kanë shqyer me forcë qepenin dhe kanë rrëmbyer disa bizhuteri e orë që gjendeshin në vitrinë.

Gjithashtu mësohet se vlera e mallrave të grabitur kap një shifër të madhe e cila i kalon 10 milionë lekë të reja.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.