Skip to content
Të Gjitha

Lotaria Amerikane hap dyert/ Sot zbuloni nëse keni dalë ose jo fitues

· 1 min lexim

“Ëndrra amerikane” sot ka ditën e saj. Për të gjithë ata që kanë plotësuar formularin e Lotarisë Amerikane, sot është dita kur do të marrin përgjigje nëse janë përzgjedhur ose jo.

Këtë të martë, pas orës 18:00 do të publikohen zyrtarisht rezultatet.

Të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në faqen zyrtare të E-DV-së.

Ata që janë përzgjedhur do të kenë mundësinë që të shohin datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Njoftimi është bërë  në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane dhe në të thuhet se personat që kanë aplikuar duhet të kontrollojne rregullisht emailin, për njoftimet e mëtejshme.

Për të zbuluar nëse jeni ose jo fitues klikoni këtu pas orës 18:00.