Skip to content
Të Gjitha

Lleshaj për arrestimin e porositësit të ish-komisarit Cuku: Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush

· 1 min lexim

Një vendim real është ndërmarrë këtë fundviti, ku Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur rreth arrestimit të porësitësit të vrasjes së Artan Cukut.

Përmes një postimi në rrjetin social Tvvitter, Lleshaj ka thënë se arrestimi i tij është një mesazh shumë i rëndësishëm, ashtu siç është edhe përfundimi me sukses i këtij aksioni.

“Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj”, ka paralajmëruar ministri, gjë që duhet të  fillojë të zbatohet.

Artan Cuku është  ish- komisari i policisë nga Vlora, i cili u vra nga Bledar Jambelli për 3.000 euro.

Statusi i plotë

Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush

Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri