Skip to content
Uncategorized

Lista me 36 deputetët e PD-së që bojkotuan zgjedhjen e presidentit të ri

· 2 min lexim

Pasditen e sotme është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Bajram Begaj është zgjedhur presidenti i 8 i Republikës së Shqipërisë, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 74 ishin nga mazhoranca. Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD.

Por një pjesë e konsiderueshme e deputëtëve vendosën ta bojkotonin procesin. Komisioni i Rithemelimit dhe LSI kanë deklaruar se do të votojnë kundër, kjo jo sepse kanë rezerva për kandidatin, por për procesin që sipas tyre ka qenë jo konsenual.  Nga ana tjetër, Grupi i Enkelejd Alibajt dhe Fatmir Mediu kanë deklaruar se s’do të marrin pjesë në votim.

Nga 52 deputetë që ka PD-ja, 22 prej tyre kanë shkuar në sallë.

Lista me emrat e deputetëve që bojkotuan procesin e zgjedhjes së presidentit të ri:

ALFRED RUSHAJ

ANDIA ULLIRI

ARBI AGALLIU

BLEDJON NALLBATI

DASHNOR SULA

DHURATA ÇUPI

EMILJA KOLIQI

ENKELEJD ALIBEAJ

ERALDA BANO (TASE)

FATJON VEIZAJ

FLAMUR HOXHA

FLUTURA AÇKA

GAZMENT BARDHI

GRETA BARDELI

HELIDON BUSHATI

ILDA DHORI

JORIDA TABAKU

KASTRIOT PIROLI

XHELAL MZIU

KRESHNIK ÇOLLAKU

LEFTER GËSHTENJA

LINDITA METALIAJ

LULZIM BASHA

MERITA BAKIU

ORJOLA PAMPURI

RAMADAN LIKAJ

SAIMIR KORRESHI

SELADIN JAKUPLLARI

ZEF HILA

ZHENI GJERGJI