Në Librazhd, një familje kërcënon se do hidhet nga pallati.
Bëhet me dije se 5 antarët e kësaj familjeje, kërcënojnë të hidhen nga kati i tetë.
Shkak dyshohet që të jetë një konflikt që ka kjo familje me fqinjët që po kryejnë punime në taracën mbi apartamentin e tyre.
Ndërkohë gruaja ndodhet në tarracë bashkë me djalin e saj dhe ka kërkuar që kryetari i bashkisë, Kastriot Gurra, të shkoj për të negociuar.
Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe drejtuesit e bashkisë gjithashtu, për të qetësuar situatën e për të parandaluar një tragjedi.