Skip to content
Kryesore

Lara Colturi humb kontrollin dhe ndërpret garën në Kampionatin Botëror të Skive

· 1 min lexim

Lara Colturi nuk arriti të përfundojë garën e saj në Sllallom në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Saalbach të Austrisë.

Në përpjekjen e saj të parë, ajo humbi kontrollin gjatë zbritjes dhe u detyrua të ndërpresë garën, e cila ishte gjithashtu e fundit për të në këtë Kampionat Botëror të Skive Alpine.

Rezultati më i mirë për skiatoren shqiptare ishte vendi i 7-të, arritur dy ditë më parë në Sllallomin Gjigand, një sukses i shënuar në debutimin e saj në një Kampionat Botëror.

Gjithashtu, Lara Colturi arriti një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës, duke u renditur sërish në vendin e dytë në ndalesën e parë të sezonit në Slloveni. Në Giant Slalom të Kranjska Gora në Sllovaki, Lara zuri vendin e dytë pas suedezes Sara Hector, fitueses së etapës.