Skip to content
Të Gjitha

Kush e acaroi kryeministrin? Ja çfarë nuk patë nga Kongresi i PS-së një javë më parë (Foto)

· 2 min lexim

Partia Socialiste ka zhvilluar Kongresin Zgjedhor javën që lamë përgjatë 3 ditëve, në datat 28, 29 shkurt dhe 1 mars.

Në ditën e parë në rolin e grave socialiste në parti, ditën e dytë te reformat e ndryshme të ndërmarra nga mazhoranca, si Anti-KÇK dhe në ditën e tretë është ndalur tek të rinjtë, ku në podium për të mbajtur fjalën u ngjitën figura të ndryshme, kryesisht anëtarë të FRESH-it.

Nga historia e Zahos me edukatoren te batutat e Ramës dhe fjalimet e ministreve, çfarë ndodhi në Kongresin e PS-së

“Të fala mamit”! Dita e tretë e Kongresit të PS, Rama flet për manifestimin e Metës dhe sulmon mediat

Mirëpo, nëse menduat se i kishit parë të gjithë e keni gabim, pasi sot 1 javë pas përfundimit të tij, Panorama Plus ka publikuar disa foto nga prapaskenat e Kongresit.

Në njërën prej tyre shihet kryeministri Rama, duke dalë nga Pallati i Kongreseve, i shoqëruara nga Taulant Balla dhe disa figura të tjera të PS-së.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendje është mimika e kreut të qeverisë, i cili shihet i acarur teksa flet më dikë që e ka larg.

Ndërkohë, në foton tjetër shfaqet Klinton Zeqiraj, gazetari i emisionit “Stop”, që mundohet të imitoj kreun e qeverisë në veshje dhe mimike.

Zeqiraj në foto shihet krah deputetit të PS, Spartak Brahos, i cili i ndez dhe cigaren.