Skip to content
Rajoni

Kundër bixhozit edhe në Kosovë

· 1 min lexim

Përpara një jave në Ferizaj u mbyllën 9 pika bastesh.

Në shpjegimet e dhëna nga policia theksohej se shumica e këtyre aktiviteteve nuk zotëronin një certificate biznesi e as kushtet minimale teknike për zhvillimin e veprimtarisë.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu thotë se do t’i kërkojë qeverisë së Kosovës mbylljen e të gjitha lojërave të fatit dhe salloneve të masazhit në zonë.

Aliu është angazhuar me kohë për atë që e cilëson si tolerance zero ndaj bizneseve që çdo dite favorizojnë informalitetin fiskal dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetareve.

Ndërkohë, ai u ankua se Ferizaj po penalizohet në aspektin buxhetor për shkak të keqmenaxhimit të qeverisjes së kaluar. 90 përqind e buxhetit të këtij viti sipas tij është borxh i komunës.