Skip to content
Të Gjitha

Kujtoi se i hynë hajdutë në shtëpi, gruaja në Durrës hidhet nga kati i tretë i pallatit

· 1 min lexim

Një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati në Durrës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen 13 të qytetit bregdetar, shkruan ‘Newsbomb’.

Ajo ka menduar se në shtëpi i kishin hyrë hajdutë dhe është hedhur nga dritarja.

Banorët e lagjes kanë lajmëruar menjëherë ambulancën.

Për fat të mirë ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.