Kreu i shtetit Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë me në fokus studentët dhe 8 kërkesat e tyre, ka dalë në një konference për mediat.
Rama deklaroi se tarifa për ekselentët do të ulet 100% dhe përveҫ kësaj, ata do të kenë edhe bursë.
Gjithashtu ai tha se edhe për studentët me ndihmë ekonomike dhe grupet në nevojë, tarifa do të ulet 100% plus do kenë dhe bursë të shtuar.
Rama deklaroi që këtë vit shkollor të gjithë do kenë mundësinë të paguajnë 50% të tarifës, ndërsa nga viti tjetër nëse studentët janë nën notën 6, qeveria nuk do t’i ndihmojë për pagesën e shkollës, pra ata duhet të kenë mesatare mbi notën 6 që të paguajnë 50% të tarifës.
Pika tjetër që kryeministri foli ishte për masterin. Ai tha se në master do ketë 50% tarifë për studentët me mesatare mbi notën 9, studentët me ndihmë ekonomike dhe për grupet që janë në nevojë.
Nuk la pa përmendur edhe konviktet për të cilat kreu i shtetit tha se po punohet dhe praktikisht është marrë miratimi në parim për një projekt me 27 milion euro.
Rama tha gjithashtu se do të krijohet struktura e kontrollit për transparencën në institucionet e arsimit të lartë dhe afati i realizimit të kësaj strukture është deri në prill të vitit 2019.
PJESË NGA FJALA E RAMËS
Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e sapo përfunduar të qeverisë ku në fokus kemi pasur studentët jo vetëm kërkesat e tyre por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për Universitetin të cilin do ta bëjmë publik besoj në mesin e muajit të ardhshëm.
Në mbledhje jo vetëm kemi diskutuar por kemi marrë disa vendimet të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe që shkojnë përtej tyre ashtu siç e kishim thënë dhe siç besoj që është e domosdoshme për të maksimalizuar potencialin nga protesta dhe për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zmbrapset por duhet të thellohet.
Së pari kemi miratuar katër VKM lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive të individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit. Për përcaktimin e kritereve për bursat për studentët e shkëlqyer.
Së treti kemi ndryshuar VKM për kufirin maksimal të pagesës vjetore të shkollimit për studentët.
Së katërti kemi ndryshuar një tjetër vendim për përcaktimin e kategorive të individëve për kriteret e pranimit.
4 vendimet që lidhen me kërkesën e parë shpjegohen mekëto terma. Kemi financim për studentët e verbrit, tetraplegjikë dhe paraplegjikë si dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike që do përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. Dua të theksoj se 1 bazë për të mbështetur dhe financuar tarifën ka qenë, por për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo të bëhet direkt nga qeveria. Së dyti studentët me mesatare mbi 9 do përfitojnë financim 100% të studimit dhe do përfitojnë bursë prej 1 mijë lekësh.
Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së studimit për ata që paguanin 100% të studimeve. Pra të gjithë studentët do paguajnë 50% të tarifës. Vitin e ardhshëm akademik kush ka mesatare nën 6 do humbasë financimin nga qeveria. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se në janar do të gjitha këto detyrime i mbulon qeveria.
Ana tjetër e kërkesës lidhet me konviktet, aktualisht, kemi 8 shoqëri për akomodimin e studentëve, marrin mbështetje buxhetore nga shteti dhe në të njëjtën kohë janë shoqëri që kanë nevojë për reformim të thellë për të cilën ne po punojmë.
3 mln dollarë shtesë për investime në infrastrukturën e konvikteve. Është negociuar dhe praktikisht kemi marrë miratimin në parim për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara.
Çfarë u vendos sot, kam firmosur urdhrin e kryeministrit për ngritjen e grupit institucional që të hartojë modelin e një statuti për arsimin e lartë nga ku do nisë plotësimi i boshllëqeve të krijuara.
(BalkanWeb)