Kryeministri Rama paralajmëron: Shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare që do të bëhet partia e Metës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka parashikuar se shumë shpejt do të krijohet një lëvizje e re politike, që do të bëhet partia e presidentit Ilir Meta.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama tha se e gjithë lëvizja e organizuar kohët e fundit nga kreu i shtetit do të finalizohet në një parti politike.

Megjithatë kreu i qeverisë shtoi se nuk ka asnjë informacion zyrtar dhe se për parashikimin bazohet vetëm përshtypje.

Ai theksoi se e gjitha kjo zhurmë po bëhet për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi, pasi sipas tij, opozita e di që do të humbasë sërish në zgjedhje.

Unë po iu them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje qytetare që do të transformohet në parti. Është e lidhur me Teatrin, me identitetin, me atdheun. Siç bëri Grilo, do të ndodhë edhe këtu. Nuk kam informacion por sipas meje do të ndodhë. Ra Teatri, iku. Pse shkojnë atje? Hedhin firma. Nëse kjo është një gjëme e madhë është që të shkojnë në tryezë dhe të na shporri populli. Po them kaq: zgjedhjet janë të lidhura. Sot ambasada amerikane bëri një tweet. Do ta shikoni që procesi zgjedhor do të lidhet me dy faktorët; frika për zgjedhje dhe Reforma në Drejtësi,”. 
Më tej, Rama foli dhe për bisedën e zhvilluar me komisioneren e BE për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku tha se e ka informuar atë për faktet dhe debatin me aktorët e vërtetë.

 

“Me komisioneren europiane kam zhvilluar një bisedë relativisht të gjatë, ku i kam shpjeguar faktet. Në kohën kur është bërë debati me artistët e vërtetë, se këta nuk janë artistë, s’guxonin këta të SHQUP të kalonin gardhin. Ja dhashë këto argumente asaj. Këtu është e pavërtetë që s’ka pas dialog, që s’janë konsultuar ekspertët. Kurrë ky teatër nuk ka qenë në listën e monumenteve të kulturës. Jeni në metro apo, jeni në vete apo jo? Mos m’i letrat si ato të Sali Berishës, që i tundte. Ky teatër nuk ka qenë kurrë monument dhe këtë e them me përgjegjësi”, u shpreh ai.

Shpërndaje
Share.

Komento