Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryeministri Rama paralajmëron: Shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare që do të bëhet partia e Metës

23:24 21/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka parashikuar se shumë shpejt do të krijohet një lëvizje e re politike, që do të bëhet partia e presidentit Ilir Meta.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama tha se e gjithë lëvizja e organizuar kohët e fundit nga kreu i shtetit do të finalizohet në një parti politike.

Megjithatë kreu i qeverisë shtoi se nuk ka asnjë informacion zyrtar dhe se për parashikimin bazohet vetëm përshtypje.

Ai theksoi se e gjitha kjo zhurmë po bëhet për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi, pasi sipas tij, opozita e di që do të humbasë sërish në zgjedhje.

“Unë po iu them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje qytetare që do të transformohet në parti. Është e lidhur me Teatrin, me identitetin, me atdheun. Siç bëri Grilo, do të ndodhë edhe këtu. Nuk kam informacion por sipas meje do të ndodhë. Ra Teatri, iku. Pse shkojnë atje? Hedhin firma. Nëse kjo është një gjëme e madhë është që të shkojnë në tryezë dhe të na shporri populli. Po them kaq: zgjedhjet janë të lidhura. Sot ambasada amerikane bëri një tweet. Do ta shikoni që procesi zgjedhor do të lidhet me dy faktorët; frika për zgjedhje dhe Reforma në Drejtësi,”. 
Më tej, Rama foli dhe për bisedën e zhvilluar me komisioneren e BE për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku tha se e ka informuar atë për faktet dhe debatin me aktorët e vërtetë.

 

“Me komisioneren europiane kam zhvilluar një bisedë relativisht të gjatë, ku i kam shpjeguar faktet. Në kohën kur është bërë debati me artistët e vërtetë, se këta nuk janë artistë, s’guxonin këta të SHQUP të kalonin gardhin. Ja dhashë këto argumente asaj. Këtu është e pavërtetë që s’ka pas dialog, që s’janë konsultuar ekspertët. Kurrë ky teatër nuk ka qenë në listën e monumenteve të kulturës. Jeni në metro apo, jeni në vete apo jo? Mos m’i letrat si ato të Sali Berishës, që i tundte. Ky teatër nuk ka qenë kurrë monument dhe këtë e them me përgjegjësi”, u shpreh ai.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, zbardhet e-mail i ambasadores Kim: Shikoni këtë opsion

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip