Skip to content
Politikë

Kryeministri po ushtron presion ndaj SPAK-ut/ Bardhi akuzon Ramën

· 2 min lexim

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar ndaj kryeministrit, duke thënë se ai në postimin e fundit ka shantazhuar SPAK-un për dosjen Xibraka.

Gazment Bardhi i kërkoi interpelancë kryeministrit por Rama u shpreh se kjo përballje do të realizohet vetëm pasi të ketë dalë vendimi i SPAK për çështjen e vëllait të tij Olsi Rama, të cilin sipas shefit të qeverisë, Bardhi e ka zbuluar si “trafikantin e drogës në familjen” e tij.

“Në përgjigje të interesit të medias lidhur me një qëndrim të Edi Ramës sot ndaj meje, ju bëj me dije sa më poshtë:

Nuk kam reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës, sepse qartësisht qëndrimi i tij gjoja më drejtohej mua, por në të vërtetë ishte një mesazh i qartë dhe i pastër shantazhi ndaj SPAK që të mbyll hetimet ndaj Olsi Ramës dhe Dosjes “Xibraka”, sepse vijimi i hetimeve dhe zbulimi deri në fund i të vërtetës, i rrezikon Edi Ramës karrigen e Kryeministrit, sepse ai do të detyrohej të largohej nga politika!

Mesazhi i pastër kriminal e shantazhues ndaj SPAK nuk mund të përcillet kurrë duke bërë gjoja replikë publike me mua dhe as nuk mund të fshihet duke u përfshirë unë në një replikë pa sens e jashtë kohe, të sajuar nga hiçi dhe me shkaqe të inskenuara.