Skip to content
Të Gjitha

Kryeministri Edi Rama flet për Coronavirusin: “Do ta kalojmë edhe këtë flamë”

· 2 min lexim

Deri më tani Coronavirusi ka vrarë të paktën 2700 persona, teksa janë prekur më shumë se 80 mijë të tjerë në rang botëror.

Situata më e rënduar paraqitet në Kinë, vendi ku lindi virusi, ndërsa gjendja është serioze edhe në Korenë e Jugut dhe Itali.

Në Itali kanë vdekur 7 persona dhe janë prekur të paktën 230 të tjerë, ndërsa në Korenë e Jugut janë 830 të prekur, ndërsa OBSH bëri thirrje për reagim global pasi jemi në kushtet e një pandemie.

Coronavirusi, OBSH bën thirrje: Të bëhemi gati, bota rrezikon një pandemi”

Pasi Austria dhe Kroacia regjistruan të prekurit e parë nga Coronavirusi, frika në vendin tonë vijon të rritet ndonëse deri tani nuk është identifikuar asnjë i infektuar.

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në Facebook, me anë të së cilës këshillon shqiptarët të ndjekin këshillat e miratuara nga OBSH dhe të shmangin ato që ai i cilëson ‘telebroçkullat’ që ushqejnë panikun në kohën kur të gjithë janë të trembur nga virusi kinez.

Kreu i qeverisë theksoi edhe një herë se nuk ka asnjë rast me Coronavirus, por edhe nëse do të ketë në ditët e javët në vijim, do ta kalojmë edhe këtë ‘flamë’.

POSTIMI I RAMËS
NUK KA VEND PËR PANIK!
JU LUTEM NDIQINI KËTO KËSHILLA TË THJESHTA TË MIRATUARA NGA ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË DHE SHMANGNI SA MË SHUMË TELEBROÇKULLAT DHE DIXHIDOKRRAT QË USHQEJNË ANKTHIN E PANIKUN
DERI NË KËTË MOMENT QË KOMUNIKOJMË NUK KEMI ASNJË RAST TË KORONAVIRUSIT, POR NËSE NË DITËT A JAVËT NË VIJIM DO TË DUHET TA PËRBALLIM, JINI TË SIGURTË SE DO TA KALOJMË EDHE KËTË FLAMË. SËBASHKU

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/618375932338674/

 

Kujtojmë se ditën e djeshme u identifikuan 8 të dyshuar me Covid-19 në vendin tonë, por të gjithë rezultuan negativ në analizën ndaj virusit kinez.

8 raste të dyshuara me Coronavirus në Shqipëri, ISHP publikon rezultatet e analizave

Po ashtu, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në prononcimet për emisione të ndryshme mbrëmjen e djeshme, u shpreh se vendi ynë i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të luftuar Coronavirusin, teksa edhe një herë tha se karantina është gati por nuk do bëhet publike pa u shënuar i infektuari i parë.

Coronavirusi në Shqipëri! Flet Manastirliu, nga furnizimi i farmacive tek karantina dhe fondi në dispozicion