8 raste të dyshuara me Coronavirus në Shqipëri, ISHP publikon rezultatet e analizave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se Coronavirusi mund të kishte mbërritur në Shqipëri, por i menjëhershëm ishte reagimi i Institutit i Shëndetit Publik që qetësoi qytetarët duke konfirmuar se nuk ka asnjë të prekur në vendin tonë.

Por, ditën e sotme janë verifikuar dhe analizuar 8 raste të dyshuar me Coronavirus dhe përgjigja e analizave për ta ka dalë së fundmi.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se bazuar në rezultatet e analizave të tetë rastet kanë rezultuar negativ.

Ekspertët konfirmuan në mbledhjen e Task-Forcës se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit në vendin tonë, teksa në pikat kufitare është shtuar kontrolli, pasi Italia fqinje është në një situatë emergjente orët e fundit, ku numri i viktimave ka shkuar në 7, ndërsa janë qindra të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

Po ashtu, kryeinspektorja e Inspektoriatit Shëndetësor nëShqipëri, Areti Beruka ka theksuar edhe një herë se është caktuar një strukturë spitalore e cila do të përdoret si një vend për karantinë, por nuk do të jetë spitali i Kavajës, sikundër është përfolur.

Shpërndaje
Share.

Komento