Coronavirusi në Shqipëri! Flet Manastirliu, nga furnizimi i farmacive tek karantina dhe fondi në dispozicion

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

‘Blindimi’ i Italisë nga Coronavirusi ka shkaktuar frikë edhe në vendin tonë, ku ditën e sotme u identifikuan 8 të dyshuar, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk rezultoi pozitiv në tastin e kryer.

8 raste të dyshuara me Coronavirus në Shqipëri, ISHP publikon rezultatet e analizave

E ftuar në ‘Open’ ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sqaruar se autoritetet shtetërore do të marrin të gjitha masat e nevojshme që farmacitë e vendit të furnizohen me maska dhe dezinfektantë për mbrojtjen personale.

Ne do të kemi të gjithë vëmendjen e nevojshme për çimemt. Në raport me farmacitë do të marrim të gjitha masa për të mos lejuar abuzimin. Sistemi shëndetësor publik është i garantura me furnizimin me të gjitha pajiset shëndetësore që i vlejnë mbrojtjes personale, maska, dezifektantë dhe çdo element tjetër. Ne kemi marra masat edhe në stok. Qytetarët të mos përhapin panik dhe të mos ken asnjë dyshim që sistemi shëndetësor do ti përgjigjet situatës’, tha ministrja.

Ndërsa, sa i përket fondit që ka vënë në dispozicion qeveria për përballimin e situatës, ministrja u shpreh se të gjitha fondet janë gati dhe në varësi të situatës do të alokohen dhe të tjera.

Qeveria po e trajton me maksimumin e seriozitetit. Janë gati dhe fondet dhe mund të alokohen dhe fonde shtesë në bazë të situatës. Qytetarët të mos panikosen dhe të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin. Të dëgjohen ekspertët. Farmacitë do të furnizohen të gjitha. Qytetarët të mos fikësohen’.

Shumë i diskutuar ka qenë edhe vendi ku ndodhet karantina dhe kushtet e saj, pasi autoritetet janë shprehur se është gati por nuk tregojnë se ku për të ruajtur qetësinë tek qytetarët.

Manastirliu tha se ekspertët janë duke vlerësuar strukturat që mund të bëhen karantina, teksa u shpreh se ato do të hapen dhe do të bëhet transparencë në momentin që do regjistrohet dhe rasti i parë pozitiv.

Po në cfarë vendi të botës është bërë debat për karantinën? Dhe ne do të bëjmë publike. Ekspertët kanë vlerësuar strukturat që janë të përshtatshme për karantinë, kanë vendosur të bëjnë gati këto struktura. Mund të jenë qendra spitalore apo struktura shtetërore.Karantinat janë bërë gati, janë vlerësuar nga ekspertët. Në momentin që ka raste ato hapen.Ekspertët kanë vlerësuiar një seri strukturash spitalore dhe kanë dhënë vlerësimet e tyre. Në momentin që do vendosim për të hapur karantinën do të informojmë. Deri tani trasnparenca është maksimale. Do të jenë ekspertët që do të vendisin për të gjitha masat, për sigurinë e popullatës. Kjo nuk duhet politizuar. Dua të ftojë dhe ata që flasin që ti bashkohen tryezës sonë të taskforcës teknike për të dhënë kontributin e tyre.
Karantina nuk është strukturë për të hospitlizuar njerëzit e sëmurë. Është për të shëndoshur personat që dyshohet se janë të prekur’.

Kujtojmë se në vendin fqinj situata vijon të jetë kritike, pasi deri më tani janë shënuar 7 viktima dhe janë prekur mbi 230 persona.

Lombardia është zona me numrin më të lartë të të infektuarve, ndërsa janë gjithsej 5 zona të infektuara, të cilat po përballen me izolimin dhe me panikun ndaj virusit vdekjeprurës.

Shpërndaje
Share.

Komento