Skip to content
Politikë

Kryeministri Edi Rama bën ndryshime në qeveri, ja kë emëron

· 2 min lexim

Ndryshime në qeveri, kryeministri i vendit Edi Rama ka emëruar në mbledhjen e sotme zv.ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj.

Vendimi është marrë ditën e  sotme nga kryeministri Edi Rama dhe ka hyrë në fuqi menjëherë. Muçaj ka mbajtur postin e Avokates së Shtetit deri në muajin qershor të këtij viti. Ajo ka qenë avokate mbrojtëse në gjyqin kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti në Arbitrazh që Shqipëria e humbi.

Po ashtu ajo ka qenë Këshilltare Ligjore e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Muçaj gjithashtu u ka ofruar ekspertizë autoriteteve të qeverisë shqiptare në lidhje me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me ligjin ndërkombëtar të pronësisë intelektuale. Duke filluar nga dita e sotme ajo do të mbajë postin e zv/ ministres në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila drejtohet nga Belinda Balluku. Sjellim në vëmendje se vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

 VENDIMI I PLOTE

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.