Skip to content
Të Gjitha

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro paraqitet për herë të katërt në SPAK

· 1 min lexim

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sërish në dyert e SPAK gjatë ditës së sotme.

Kjo është hera e katërt që ai merret në pyetje nga prokurorët e SPAK, pas padisë së bërë nga Fredi Beleri për tjetërsim tokash në Bashkinë e Himarës.

Në padinë e dorëzuar në SPAK, Beleri akuzon Goron se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.