Skip to content
Kryesore

Krimet zgjedhore, BKH dhe Policia e Shkodrës kontrolle në disa zona

· 1 min lexim

Byroja Kombëtare e Hetimit, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, ka zhvilluar një seri kontrollesh dhe veprimesh hetimore në disa zona të qarkut, përfshirë Malësinë e Madhe, Barbullushin, Bushatin dhe Mjedën.

Kontrollet lidhen me hetime të nisura nga SPAK në kuadër të procedimeve penale për krime zgjedhore të dyshuara në Shkodër.

Në terren, agjentët e BKH-së janë mbështetur nga forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.