Skip to content
Kryesore

Krim i rëndë te Zogu i Zi/ Burri vret gruan me thikë dhe largohet nga vendngjarja

· 1 min lexim

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Zogut të Zi. Gruaja, e cila kishte marrë plagë të rënda, është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore nuk ka mundur të mbijetojë.

Pas krimit, autori dyshohet se është larguar nga vendngjarja. Autoritetet pritet të japin të tjera detaje mbi rrethanat e ngjarjes, identitetin e viktimës dhe autorit, si dhe operacionin për kapjen e tij.