Skip to content
Të Gjitha

Kreu i PS në Gramsh: Kam marrë siguri nga Balla, HEC-i do anulohet

· 1 min lexim

Mesa duket HEC-i në Kanionet e Holtës do të anulohet, të paktën kjo ka qenë deklarata e kreut të Partisë Socialiste  në Gramsh, Klodian Taçe.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social, Taçe ka thënë se projekti do të anulohet dhe për këtë fakt ka marrë garanci nga deputeti i qarkut të Elbasanit njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Lajmi më i mirë që mund të mernim në këto momente , kemi marrë garanci totale nga drejtuesi ynë politik Taulant Balla që leja ne HEC Holte do anullohet 👏👏👏. Faleminderit miku ynë.”- ka shkruar kreu i PS në Gramsh.

Denoncimin për ndërtimin e HEC-it në këtë kanion e kanë bërë banorët dhe Partia Demokratike, ku pak ditë më parë Luciano Boci ka akuzuar Gjiknurin për firmën e hedhur.

Ai ka thënë se ky HEC ka për të zhdukur të gjitha bukuritëe rralla të natyrës në Kanionet e Holtës.