Kosova bën lëvizjen e papritur, paralajmëron të tjera masa ndaj Serbisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100 %  për të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina mund të pasohet edhe me masa shtesë ndaj Serbisë, paralajmërojnë autoritetet në Prishtinë.

Të shtunën, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar se ka marrë vendim që të shpallen persona të padëshiruar apo non-grata, të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata në mohim të krimeve të luftës në Kosovë.

Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ende nuk ka ndonjë masë konkrete që mund të vendoset, por që disa masa reciprociteti ndaj Serbisë, sipas tij,janë duke u shqyrtuar nga Qeveria.

“Nuk ka diçka konkrete deri më tani, por masa e reciprocitetit si vendosja e ndalimit të hyrjeve të automjeteve me targa të Serbisë në Kosova, si dhe mosnjohja e patentë-shoferëve dhe masa të tjera, janë duke u shqyrtuar të vendosen nëse paraqitet nevoja,” – theksoi Shatri.

Shpërndaje
Share.

Komento