Skip to content
Të Gjitha

Konfindustria, kujdes me ndalimet, të jenë të bazuara dhe të pandikuara

· 1 min lexim

Arrestimet e fundit të biznesmenëve vënë në lëvizje Konfindustrinë.

Ajo kërkoi që akuzat e ngritura të jenë tërësisht të bazuara, të pandikuara nga politika dhe konkurrenca në treg e bizneseve dhe korrupsioni.

“Rasti i ndalimeve të bujshme të muajit janar 2019 me akuzën për përvetësim në vlerën e 18 milionë eurove me skema fiktive të TVSH dhe mungesa e plotë në vazhdim të të dhënave për opinionin publik, nuk duhet të përsëritet.

Askush nuk është në dijeni sot, se çfarë është bërë me rastin në fjalë, numrin e dosjet e mbyllura ose në vazhdim, proçesin dhe çfarë masash janë marrë nga institucioni i akuzës për dështimin e mbrojtjes së akuzës në gjykatë”

Adminsitratori i Përgjithshëm i Konfidustrisë, Gjergj Buxhuku sjell në vëmendje se çmimi moral dhe financiar shkaktuar qytetarëve dhe bizneseve nga publikimi në media i emrave, në rastin kur akuzat e ngritura nga prokuroria rrëzohen me vendim gjykate, është mjaft i lartë.

Konfindustria ndërkohë vlerëson, se goditja e bizneseve abuzuese me ligjin, sidomos në rastet e grabitjeve të pastra të buxhetit të shtetit me skema mashtruese të TVSH, është e domosdoshme për të mbrojtur konkurencën.