Skip to content
Të Gjitha

Kokaina nga Ekuadori e sekuestruar në Durrës/ Kush është oficeri i sigurisë së portit i arrestuar?

· 2 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni anti-drogë ndërmjet policisë greke dhe asaj shqiptare, që u finalizua me sekuestrimin e 137 kg kokainë në portin e Durrësit.

Lënda narkotike ndodhej brenda kontenierëve me banane të nisur nga Ekuadori, ndërsa më parë kishte ndaluar në portin e Pireut në Greqi.

Autoritetet greke gjetën dy ngarkesat me kokainë dhe pasi bënë disa procedime penale, e zëvendësuan një pjesë me oriz dhe i vendosën GPS.

Si rezultat i aksionit, u arrestuan shtetasin Altin Myslihaka, Ardian Bega, i cili është edhe oficer sigurie në portin e Durrësit, ndërsa është shpallur në kërkim G.M.

Gazetarja, Klodiana Lala tregon se droga kishte mbërritur më 26 gusht në portin e Pireut, ndërsa më 19 shtator erdhi në portin e Durrësit.

Në portin e Durrësit kanë qenë 4 oficerë policie që mbikëqyrnin kontenierët, ndërsa operacioni vëzhgohej edhe nga një pallat përballë portit.

Ngarkesa u mor nga oficeri i sigurisë në port, i cili më pas u takua me G.M.

Të dy këta persona e hodhën ngarkesën jashtë një makine me targa franceze, pasi pikasën se mbështjellja e drogës ishte e dyshimtë.

Oficeri i sigurisë, Ardian Bega do të përballet sot me masën e sigurisë. Ai rezulton të jetë dhëndri i Dash Taollajt, i cili është i afërm i Indrit Taollajt, ish-anëtar i bandës së Durrësit.

Bega deklaoi përpara hetuesve, se shtetasi me iniciale G.M, i kishte kërkuar ndihmë për të tëhequr diçka që ndodhej tek të dy kontenierët.