Edhe pse është institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është duke u kthyer funksional.
Insfrastruktura është aryseja kryesore që nuk po e lejon institucionin të funksionojë, mungesa e stafit mbështetës dhe ambienteve të punës, janë gjithashtu pengesa që po e vonojnë nisjen e punës.
Megjithatë është arritur të gjendet një alternative derisa t’i jepet zgjidhje përfundimtare problemeve të hasura, prej të mërkurrës, KLP do të zhvendoset në katin e parë të Ministrisë së Drejtësisë, në ambientet që kanë qenë të Avokatruës së shtetit.
Këshilli i Lrtë i Prokurorisë ende nuk ka një vulë apo faqe internet zyrtare, por pritet që brenda muajit dhjetor këto mangësi të përmbushen duke marrë fondet nga buxheti.
Nga moment i lajmërimit të krijimit të KLP e deri më tani, anëtarët kanë punuar për përgatitjen e kërkesave që do t’I dërgohen kuvendit për staf dhe bazën mbështetese që i duhet vënë në dispozicion institucionit.