Skip to content
Të Gjitha

KLP miraton emrat, këto janë 3 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm

· 1 min lexim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot listën me kandidatët, për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Siç shkruan ‘Panorama’, mbledhja është mbajtur me 9 anëtarë, pa praninë e prokurorëve, Besnik Cani dhe Nurihan Sehiti.

Tre kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore, për të garuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

Vendimi i KLP është miratuar me shumicë votash.

Intervistat janë parashikuar që të nisin në datën 13 nëntor 2019, duke filluar që nga ora 09:30.

Kandidatët do të njoftohen në adresën e postës elektronike, që kanë deklaruar në momentin e aplikimit.