Këshilli i Lartë i Prokurorisë intervistoi dje tre kandidatët për postin e Kryeprokurorit.
Në garë për këtë post janë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj.
KLP ka bërë edhe renditjen e kandidatëve sipas procesit të pikëzimit, shkruan “Balkanweb”.
Në listën e KLP, emri i parë është Olsian Çela. Më pas renditen Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.
Kjo listë do ti dorëzohet Kuvendit për votim.
Nëse në 30 ditët e ardhshme Kuvendi do të dështojë të zgjedhë me 83 vota Kryeprokurorin, Këshilli do të emërojë kandidatin e parë në listë.