Ushqimet rriten deri në 50%, Xhixho: Qeveria po thellon krizën me çmimet

Rritja e menjëhershme e çmimeve të ushqimeve deri në 50% ka sjellë reagimin e deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila e cilëson situatën si pasojë direkte të politikave ekonomike të qeverisë dhe një goditje të fortë për familjet shqiptare.
Sipas saj, brenda pak ditësh janë regjistruar rritje të ndjeshme në produktet bazë, duke rënduar drejtpërdrejt mbi qytetarët. Ajo thekson se kjo nuk është thjesht një valë inflacioni, por një krizë e shkaktuar nga vendimmarrja qeveritare, ku rritja e çmimit të naftës ka sjellë efekt zinxhir në të gjithë tregun.
Xhixho kritikon gjithashtu qëndrimin e qeverisë për mosndërhyrje në çmime, duke e cilësuar si një justifikim që lë qytetarët të pambrojtur përballë rritjes së kostos së jetesës. Sipas saj, mungesa e konkurrencës dhe dominimi i klientelizmit dhe oligarkisë po deformojnë ekonominë, ndërsa prodhimi dhe bujqësia po vuajnë pasojat e kostove të larta.
Deputetja thekson se çmimi i naftës ka arritur në 218 lekë për litër, duke e cilësuar si më të lartin në rajon dhe duke nënvizuar se rreth 60% e këtij çmimi përbëhet nga taksat. Ajo shton se Partia e Lirisë ka propozuar uljen e taksave për të ndikuar në uljen e çmimeve.
Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:
“Çmimet e ushqimeve po rriten me 50% brenda pak ditësh duke goditur drejtpërdrejt çdo familje shqiptare.
Domatet- Nga 200 lekë në 320 lekë për Kg
Soecat- Nga 280 lekë në 320 lekë
Barbunjat – Nga 250 lek në 500 lekë
Rritje të ndjeshme për miellin, vajin dhe sheqerin.
Kjo nuk është thjesht një valë inflacioni. Kjo është pasojë direkte e një politike të dështuar ekonomike.
Rritja e çmimit të naftës dha efektin zinxhir që pritej: çdo produkt u shtrenjtua menjëherë. Dhe ndërkohë që qytetarët përballen me këtë krizë të përditshme, Ministrja e Ekonomisë del dhe deklaron se shteti nuk mund të ndërhyjë në çmime, duke u fshehur pas justifikimit të “ekonomisë së tregut”.
E vërteta është se kjo nuk është më ekonomi tregu. Kjo është një ekonomi që funksionon sipas interesave të një pakice dhe jo të qytetarëve.
Ku mungon konkurrenca pasi ajo është zëvendësuar me klientelizëm dhe oligarki.
Sot ekonomia nuk prodhon më. Prodhimi dhe bujqësia po vuajnë pasojat e rritjes së çmimit të naftës. Ndërtimi lulëzon për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit, kur shqiptarët nuk blejnë dot shtëpi e nuk përballojnë më qiratë.
Prandaj nafta, pas një dite rënieje, u shtrenjtua sërish sot me 218 lekë për litër, më i larti në Rajon.
Mos harroni 60% e këtij çmimi janë TAKSA.
Prandaj kemi propozuar uljen e taksave për të ndihmuar në uljen e çmimit të naftës.
Për këtë qeveri, qytetarët nuk janë kurrë prioritet.”
Lexo më tej
Protestë në Rrogozhinë kundër reformës territoriale: Nuk duam bashkim me Kavajën
Banorët e Rrogozhinës kanë protestuar këtë të premte kundër ndryshimeve të propozuara në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale, duke…
Gazeta zvicerane: Rama kontrollon bumin e ndërtimeve, “Albanian Files” shihet si aktakuzë ndaj tij
Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te projekti në Zvërnec, bumi…
“Tigrat” rrinë fikur, fatura nuk ndalet: KESH hap tenderin 23 mln dollarë pas qindra milionëve të shpenzuara
Dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë, të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, vazhdojnë të prodhojnë…
Nuk i mjaftojnë patronazhistët/ Rama shpik rekrutimin e ri të propagandës
Pas patronazhistëve, administratës së përdorur si ushtri elektorale dhe një makinerie komunikimi që prej vitesh kontrollon me kujdes…