Skip to content
Të Gjitha

KLP bën pikëzimin e kandidatëve për Kryeprokuror, ja kë renditi të parin në listë

· 1 min lexim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë intervistoi dje tre kandidatët për postin e Kryeprokurorit.

Në garë për këtë post janë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj.

KLP ka bërë edhe renditjen e kandidatëve sipas procesit të pikëzimit, shkruan “Balkanweb”.

Në listën e KLP, emri i parë është Olsian Çela. Më pas renditen Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Kjo listë do ti dorëzohet Kuvendit për votim.

Nëse në 30 ditët e ardhshme Kuvendi do të dështojë të zgjedhë me 83 vota Kryeprokurorin, Këshilli do të emërojë kandidatin e parë në listë.