Skip to content
Të Gjitha

Ngërçi për Kushtetuesen, nesër Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

· 1 min lexim

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme në orën 10:00.

Shkak është bërë përplasja e presidencës me KED, për vendin vakant në Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme dekretoi Marsida Xhaferllarin, në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi më parë.

Kjo e fundit u përzgjodh me shumicë të cilësuar në Kuvend, pas përfundimit të afatit 30 ditor të Metës, për t’u shprehur mbi listat e KED.

Në një dalje për mediat ditën e djeshme, presidente la të kuptohet, se nuk do ta thërrasë për betim Vorpsin.

Madje Kreu i Shtetit sulmoi edhe kreun e KED, Ardian Dvoranin, duke e quajtur mafioz dhe ushtar të partisë.

Ndërkohë ditën e sotme, Arta Vorpsi bëri betimin te noterja dhe më pas u drejtua te Gjykata Kushtetuese.