Skip to content
Të Gjitha

KLGJ “merr jetë”/ Zgjidhen edhe 6 anëtarët nga radhët e gjyqtarëve

· 2 min lexim

Organi më i rëndësishëm i drejtësisë, pra Këshilli i Lartë i Gjyqësorit tashmë u formua dhe bashkë me të janë zgjedhur edhe anëtarët nga radhët e gjyqtarëve.

Deri më tani të konfirmuar janë anëtarët e:

Gjykatës së Shkallës së Parë- Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimeve të Rënda, Blunilda Kadi, gjyqtare e Tiranës dhe automatikisht Marçela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pasi është gjyqtarja e vetme garuese për rrethet.

Gjykatës së Lartë- Medi Bici

Gjykatës së Apeleve- Brikena Ukperaj

Gjykatës së Apelit Tiranë- Ilir Toskës

Ditën e djeshme janë zgjedhur 5 antëraët jogjyqtarë, ndërsa ditën e sotme janë zgjedhur 6 anëtarë nga votimi i realizuar nga votimi i gjyqatrëve.

Anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ – Avokatia: Fatmira Luli, Alban Toro. Pedagogët: Erion Muharremaj, Maksim Qoku. Shoqëria civile: Naurela Llagami.

Kandaidatët

Nga Gjykata e Lartë:

1.    Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

  1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
  2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
  3. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

  1. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
  2. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  3. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  4.  Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
  5. Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë për nga kompetencat. Po kështu, KLGJ-ja do të zgjedhë edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë pasi të formohet, si edhe do të emërojë gjyqtarët në gjykatat e tjera, përfshi këtu edhe Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që do të zëvendësojë Gjykatën e Krimeve të Rënda.