“Kërcet” kallashi në Prishtinë/ Plagosen 4 persona, njëri në gjendje të rëndë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak çaste më parë në një nga lagjet e Prishtinës.

Mediat kosovare bëjnë me dije, se një person ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të 4 personave.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan gazeta “Express”.

Ky informacion është konfirmuar edhe nga kryeprokurori, Kujtim Munishi.

Policia dhe ambulanca ndërkohë erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Përsa i përket rrethanave të ngjarjes, janë ende të panjohura, ndërsa burime për “Klan Kosova”, flasin për një konflikt për çështje pronësie.

Shpërndaje
Share.

Komento