Skip to content
Kryesore

Kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 28 vjeçari në Durrës

· 2 min lexim

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës pasi u konfliktua dhe kanosi me armë zjarri dy shtetas.

Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe automjetin me të cilin lëvizte autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak me marrjen e njoftimit se në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak, kishte ndodhur një konflikt me armë mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar konkretisht, shtetasin:
F. C., 28 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë veprimeve Policia ka gjetur armën e zjarrit të cilën ky shtetas e kishte hedhur pas konfliktit si dhe automjetin me të cilin ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes.

Po nga hetimet rezultoi se 28-vjeçari në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 29 vjeç dhe një 17-vjeçar. Pasi i ka kanosur me armë zjarri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.